9 Korrik, 2022

Si është gjendja e Justin Bieber? Pasi u shfaq me gjysmën e fytyrë së paralizuar, këngëtari fotografohet në plazh me partneren e tij


Justin Bieber rrëfeu për fansat se paraliza që kishte pësuar fytyra e tij ishte shkaku që ai duhej të shtynte disa nga shfaqjet e tij.

Artisti tregoi fytyrën e tij të paralizuar për publikun në një video të postuar në Instagram ku tregon simptomat.

“Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson”, tha Bieber .

“Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Ka paralizë të plotë në qendër të fytyrës sime. Kjo është mjaft serioze, siç mund ta shihni.

Do të doja që të mos ishte. Për ata që janë të frustruar nga anulimi i shfaqjeve të ardhshme, unë padyshim që jam fizikisht i paaftë për ta bërë këtë.”– u shpreh këngëtari asokohe.

Padyshim që videoja bëri bujë dhe shumë fansa të tij ishin të shqetësuar për shëndetin e këngëtarit.

Sipas Bieber , ai ka sindromën ‘Ramsay Hunt’, një gjendje e lidhur me herpes zoster oticus që, në disa raste, mund të rezultojë në paralizë të fytyrës.

Megjithatë, duket se artisti po ndihet më mirë dhe i është rikthyer buzëqeshja. Edhe pse është e paqartë nëse Justin Bieber është rikuperuar plotësisht, disa foto të muzikantit duke kaluar një kohë të mirë në plazh me gruan e tij Hailey Bieber janë bërë virale.

 

“Nuk mund ta kuptoni sa i lumtur jam. Justin Bieber mund të buzëqeshë sërish”, ishte një nga komentet më të spikatura në Twitter.

 

Pas deklaratës së këngëtarit, bashkëshortja e Justin Bieber foli në një program televiziv për ecurinë e të shoqit.

“Ai po përmirësohet çdo ditë. Ai po ndihet shumë më mirë. Ishte një situatë shumë e frikshme, por ai do të jetë plotësisht mirë,” tha Hailey.

© Panoramaplus.al