Ajo është një personazh karizmatik e ekranit shqiptar. Julka Gramo dhe bashkëshorti i jetës së saj Dj. Andi, kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, por i çuditshëm ishte fillimi i kësaj lidhjeje dashurie.

Julka ka rrëfyer se të gjithë i thoshin në fillim që ajo duhej të martohej me Dj.Andin sepse ai kishte dokumenta italiane.
Por gjejeni çfarë bëri këngëtarja? E refuzoi martesën. Është vërtet një histori e veçantë sepse pas 10 vjetësh ata u martuan vërtet sepse i dashuri i saj e propozoi.
“Unë nuk është se kam besuar ndonjëherë tek martesa. Kishte dhe nga ata që më thonin, “Martohu mi, se ka dokumenta italiane”. Unë i thoja, po çi dua. Edhe mamaja vet më thoshte, “Po pse nuk martoheni?”. Unë i thoja, “Unë të martohem për letra, asnjëherë”. Sigurisht ne ishim të dashuruar, por konotacioni që i jepnin disa njerëz. Unë tani mund të kisha pasaportë italiane, por kur të vijnë mendtë, s’ti hanë as qentë”, tha Julka për emisionin ‘Mos i fol shoferit’
“Djali, Iani erdhi pas 10 vitesh, kur ai vërtetë më propozoi për martesë. Kur unë bëja 30 vjeç, gjatë darkës nxjerr një gjë dhe mban një fjalim shumë të bukur, që na emocionoi të gjithëve. Ndërkohë që nuk kishte qenë këtu, kishte qenë në Itali.
Në bashkëpunim me shoqen time Jonidën, i kishin bërë në fshehtësi të gjitha. Kishin marrë unazën, masat, kishin porositur dhe ishte moment shumë i bukur. Dhe i thashë, prita prita, por ja, më propozove tamam, sic duhet. Ja vlejti pritja se ishte një emocion shumë i bukur. Ditën e nesërme, packa se kishim shumë vite me njëri-tjetrin dhe bashkëjetonim, ishte një ndjesi shumë e bukur.
Ajo çka e ka bezdisur Julkën gjithmonë janë termat ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe tregoi se ende bashkëshortit të saj i drejtohet me ‘i dashuri’.
Kurrë nuk e kam pas thënë burri apo gruaja, nuk e di pse kjo fjala më bezdis shumë. Edhe sot e kësaj dite qeshim kur them, “Ky është Andi, i dashuri im.” “Si the mi, si the?” (Ia kthen ai.) kemi 20 vjet bashkë, kemi kalama, por është i dashuri. Të dashur e konsideroj akoma. Ndonjëherë kur jam me nerva, i them dhe burrë”, tha Julka.


