
Arbër Çepani ka qenë i ftuar së fundmi në “Çdo gjë është ashtu siç duket”.
Fituesi i “Big Brother 1”, i cili është një ndër konkurrentët e “Dancing With The Stars”, ka rrëfyer si e ka pritur ftesën për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit.
Sipërmarrësi u shpreh se i pëlqen të sfidojë veten e tij dhe të largohet nga monotonia e përditshme. Sipas tij këto gjëra të sjellin një lloj pozitiviteti dhe shtoi se kur mori ftesën për në ‘DWTS’ nuk e refuzoi dot.
Përsa i përket përkushtimit në prova, Abëri tregoi se ‘të kap një lloj sedre’ sepse është një kompeticion dhe nuk e lë dot.
“Mua më pëlqen gjithmonë të sfidoj veten në situata të ndryshme sepse më heq pak nga monotonia e përditshme që në Shqipëri na zë në mënyrë kolektive. Këto janë disa pickime që të sjellin një lloj pozitiviteti ndryshe. Të them të drejtën kur më ka ardhur ftesa për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars” as që e prisja dhe nuk e mendoja momentin e duhur. Kur të vjen ftesa nuk i thua dot jo”- tregoi ai.

“Që pas ditës së parë në prova më ka ndryshuar komplet perceptimi. Është një lloj spektakli dhe evenimenti që edhe nëse ti nuk e kishe prioritet më parë ty të vihet direkt në mënyrë automatike sepse është një kompeticion që të kap edhe një lloj sedre dhe nuk e lë dot më. Është një spektakël që të tërheq aq shumë dhe do patjetër dinjitet dhe kënaqësi”- shtoi ish-fituesi “BB”.
“Ka pasur shumë bashkëbisedime me disa pjestarë të ndryshëm të ‘Dancing’ sa i përket historikut tim dhe çdo gjëje që kam bërë prandaj janë munduar që të marrin atë që vlen. Çdo gjë vjen me impakt njerëzor. Besoj jo vetëm në rastin tim por me të gjithë konkurrentët ka ndodhur e njëjta gjë, sidomos për natën e parë që kanë qenë shumë të goditura kërcimet. Kërcimi të ndryshon pozitivisht, është një terapi fantastike për mendjen”- përfundoi Abëri.



