Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë. Ajo ndodhet atje për të realizuar projektin më të ri muzikor, i cili mezi po pritet nga fansat e saj të shumtë.

Është bërë e ditur se Xhensila do të sjellë një bashkëpunim me kantautorin e njohur Pirro Çako dhe se xhirimet e videoklipit do të realizohen në Venecia.

Në këtë qytet të bukur të Italisë, këngëtarja është e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

Xhensila ka postuar në profilin e saj në “Instagram” dy foto ku shfaqet me Besin si dy “zogj të dashuruar”.

“Dashuria ime”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me fotot ku shfaqen duke udhëtuar me varkë. Ata kanë pozuar krah njëri-tjetrit, ndërkohë që Xhensila është mbështetur mbi Besin dhe ai i ka hedhur njërën dorë mbi bel.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
