Jennifer Aniston ka treguar së fundmi luftën e saj të fertilitetit dhe përpjekjet me metodën invitro (IVF) .
Ish ylli- “Friends” përshkroi “rrugën sfiduese” në revistën “Allure” të muajit dhjetor të botuar ditën e sotme (9 nëntor), duke thënë se ajo përjetoi kohë “të vështira” ndërsa përpiqej të mbetej shtatzënë.
“Nëse nuk do ta kisha kaluar atë gjë, nuk do të isha bërë kurrë kjo që jam sot. Prandaj kam një mirënjohje kaq të madhe për të gjitha ato gjëra të vogla”, tha ajo, duke sqaruar se disa vite më parë ishte duke u përpjekur të mbetej shtatzënë.

Aktorja kujtoi: “Unë po bëja të pamundurën. Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: “Ngrini vezët. Bëjini vetes një nder.’ Thjesht nuk e mendon. Kështu që ja ku jam sot. Anija ka lundruar.”
Ylli i “Morning Show” shprehet se ndjen “zero keqardhje” dhe “pak e lehtësuar”.
Ajo shpjegoi: “Nuk ka më, ‘A mundem? Ndoshta. Ndoshta. Ndoshta. Nuk duhet të mendoj më për këtë.”

“Kam shpenzuar kaq shumë vite duke mbrojtur historinë time rreth IVF,” tha ajo. “Jam shumë protektive ndaj këtyre pjesëve, sepse ndjej se ka kaq pak gjëra që mund t’i mbaj për vete. … Unë nuk kam asgjë për të fshehur.”
Aktorja, e cila ishte e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 në 2005 dhe me Justin Theroux nga 2015 në 2017, është përfolur për planet saj për të pasur një fëmijë përgjatë shumë viteve.

Aniston iu përgjigj “rrëfimit” se ajo kurrë nuk donte fëmijë dhe të ishte një partnere “egoiste”, burri i së cilës e la sepse ajo “nuk do t’i jepte dot një fëmijë”.
Aniston tha: “Zoti na ruajt një grua e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë. … Ishin gënjeshtra absolute.”
Ndërsa fituesja e Emmy-t nuk i ka shprehur kurrë publikisht betejat e saj për fertilitet, ajo shkroi një shkrim të Huffington Post në korrik 2016 për të sqaruar se “gratë bëjnë shumë gjëra të pabesueshme përveç riprodhimit”.

Ylli i “Marley & Me” shkroi, “Unë nuk jam shtatzënë. Objektivizimi dhe shqyrtimi që ne i vendosëm gratë është absurde dhe shqetësuese,” shtoi ajo në atë kohë.
“Mënyra se si unë portretizohem nga media është thjesht një reflektim i mënyrës se si ne i shohim dhe portretizojmë gratë në përgjithësi, e matur me disa standarde të shtrembëruara të bukurisë.”


