5 Shkurt, 2019

Si askush më parë, Jonida Maliqi habit me sfidën e re: Do të takoj personalisht…


Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin tonë në garën e famshme muzikore “Eurovizion”, pasi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” në RTSH.

Duke qenë se është përfaqësuesja e Shqipërisë, ajo ka vendosur që të bëj një prezantim dinjitoz për vendin tonë. Si askush më parë, Jonida ka zgjedhur që të trokasë në çdo biznes dhe institucion që të sigurojë ndihmë.

Këngëtarja ka qenë së fundmi e ftuar në “City Radio Network” tek programi “CityNight RadioShow”, Jonida bëri publike sfidën e saj.

 

View this post on Instagram

 

#Repost @cityradioalbania ・・・ Befasuese me sipërmarrjen e saj sfiduese si asnjë shqiptare më parë në Eurovision Song Contest! E ftuar në City Radio Network tek programi i mbrëmjes “CityNight RadioShow”, këngëtarja fituese e Festivalit të Këngës në RTSH @jonidamaliqi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e sivjetshëm të Eurovision që do të zhvillohet në Tel Aviv (Izrael) në muajin Maj të këtij viti, deklaroi për herë të parë publikisht sfidën e bujshme që ka vendosur të marrë përsipër! Duke qenë se fondet zyrtare të vendosura në dispozicion nga Radio Televizioni Shqiptar për këtë përfaqësim të Shqipërisë në sytë e gjithë vendeve të tjera janë absolutisht të pamjaftueshme, për të mundësuar që në këtë edicion Shqipëria të prezantohet në skenë me dinjitet të niveleve edhe të shteteve të tjera garuese, do të trokasë personalisht në dyert e institucioneve & bizneseve shqiptare! Do e bëjë vetë, si një njeri e artiste e thjeshtë. Jo për vete, por për Shqipërinë dhe dinjitetin e përfaqësimit të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve në sytë e gjithë botës! Një sfidë vërtet shumë emocionuese dhe plot dashuri për mbarë shqiptarinë! Bravo Jonida & shumë suksese! Shpresojmë që shqiptarët të t’i hapin dyert ku do trokasësh, për Shqipërinë! Gjithësesi, do mbetet t’i shohim teksa do ndjekim me shumë vëmendje këtë sipërmarrje tënden me kaq shumë dashuri për Shqipërinë brenda saj! Respekt!

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on


“Kur mendon që duhet të përfaqësosh vendin tënd dhe unë do mundohem maksimalisht që ta përfaqësoj denjësisht atë, na duhen dhe suporte shumë të rëndësishme nga njerëzit tanë, kështu që unë përpos gjithë angazhimit që ka marrë RTSH, po marrë përsipër të iki të takoj personalisht, si një ambasadore e Shqipërisë, si një artiste, si një qytetare. Kështu që kërkoj suportin e të gjithëve”, ka thënë këngëtarja.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al