30 Maj, 2019

Shumë vite bashkëpunim, Alketa Vejsiu ka dy fjalë për Vera Grabockën: Kapem pas… (FOTO)


Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka kanë vite që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për produksione të ndryshme, të cilat janë mjaft të ndjekura nga publiku shqiptar.

Këtë të hënë ishte edhe nata finale e sezonit të emisionit “Në kurthin e Peter Pan”. Pas pafundmit të këtij sezoni, moderatorja ka vendosur që të bëjë një dedikim për regjisoren me të cilën ka 20 vite që punojnë bashkë.

Alketa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Verën, ku bashkëngjitur me të shkruan se askush nuk mund t’i ndajë.

“Ti je thjesht më e mira, më e mira nga të tjerët. Më e mira nga të gjithë që kam njohur. Jam në zemrën tënde, kapem pas çdo fjale që ti thua”, shkruan moderatorja për Verën.

© Panoramaplus.al