Teksa ka kaluar dhe java e parë e nisjes së “Big Brother VIP Kosova”, duket se po krijohen dhe çiftet e para brenda shtëpisë së famshme.

Reperi Getinjo dhe modelja Vivien janë parë duke qendruar shumë afër me njëri- tjetrin. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotmëe (11 dhjetor), dyshja janë parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ngrohta teksa ndodheshin në shtrat.

Mirëpo e njëjta gjë është parë edhe nga ana e Stresit, i cili u pa duke i dhuruar një përqafim Gersës. Kujtojmë se reperi rrefeu historinë e tij me ish-bashkëshorten Kejsin, ku zbuloi se e ka tradhtuar por arsyeja e ndarjes ishte diçka tjetër pasi ajo arriti t’ia falte tradhtinë reperit.

Madje artisti është shprehur se i vetmi person që mund ta ‘nxjerrë’ nga shtëpia është ish-partnerja e tij Keisi: “Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”.

© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

