11 Shkurt, 2022

“Shuhen gjakrat” mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt, gjesti që bën aktori ndaj moderatores pas akuzave të rënda


“Gjakrat” mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt duket se janë qetësuar.

donald veshaj einxhel shkira

Aktori dhe moderatorja po qëndronin së bashku me banorët e tjerë të BBV në oborr, dhe teksa Einxhel Shkira po haste vështirësi me heqjen e bluzës për shkak të krahut të thyer gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother Vip.

donald veshaj einxhel shkira1

Fillimisht i ka shkuar në ndihmë modelja Beniada Nishani dhe më pas aktori Donald Veshaj.

Të dy e ndihmuan të hiqte bluzën, në mënyrë që prezantuesja të rrinte më rehat.

donald veshaj einxhel shkira2

Duket se dyshja ka bërë ‘paqe’ me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet mes tyre.

Einxhel Shkira akuzoi Donald Veshajn se e hoqi padrejtësisht nga puna dhe nuk i dha rrogën kur e punësoi në emisionin e tij “Binjakët”. Ndërsa aktori humorit iu drejtua duke thënë “di shumë gjëra për ty”, por nuk donte ti tregonte për të mos i prishur imazhin.

donald veshaj einxhel shkira3

© Panoramaplus.al