Çmimet Grammy janë shtyrë përsëri si pasojë e pandemisë së Covid-19. Ceremonia do të mbahej më 31 janar në Los Angeles por artistët dhe organizatorët shprehën shqetësimin për pjesëmarrjen në ceremoninë e këtij viti pas përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Një deklaratë zyrtare e përbashkët nga CBS dhe Akademia e Regjistrimit konfirmon se ceremonia është shtyrë për një kohë të pacaktuar dhe nuk është vendosur ende një datë e re.
DEKLARATA E PLOTË
“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetëror, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët tanë të shumtë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë shfaqjen e 64-të Vjetore të Çmimeve GRAMMY. Shëndeti dhe siguria në komunitetin tonë muzikor, audiencës live dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për të prodhuar shfaqjen tonë mbetet prioriteti ynë kryesor. Duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon variantin Omicron, mbajtja e shfaqjes në 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe. Mezi presim të festojmë Natën më të madhe të Muzikës në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti.”
Çmimet Grammy të vitit të kaluar u shtynë nga janari në mars për shkak të pandemisë dhe rritjes së rasteve me Covid-19. Ceremonia përfundimisht u zhvillua në ambiente jashtë, në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit me një audiencë më të vogël. Ndërkohë shfaqja e këtij viti ishte planifikuar të zhvillohej në “Crypto.com Arena” në Los Angeles me moderimin e Trevor Noah.

© Panoramaplus.al

