Prej disa javësh ishte njoftuar se më datë 19 shtator do të mbahej një koncert i madh nga Capital T. Thuhej se do të ishte një prej netëve më të çmendura për të rinjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Por një ditë para koncertit, reperi i dashur për publikun shqiptar dhe stafi i tij, kanë lajmëruar se koncerti është shtyrë. Gjithashtu kanë zbuluar edhe datën e re që do të zhvillohet koncerti i shumëpritur.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Capital T njofton se koncerti është shtyrë me një ditë, pra do të mbahet më 20 shtator. Shkak i ndryshimit të datës është bërë moti, pasi parashikohet se do të bie shi gjatë gjithë ditës së nesërme.

“Siç edhe e keni pa krejt osht gati në sheshin Nene Tereza.
Mirepo per shkak te motit i cili parashikon shi pergjate gjithe dites se neserme, Time Capsule mbahet nje dite ma vone, 20 shtator, i njejti ven, e njejta ore.
Sigurisht krejt biletat e shituna jane te rregullta pavarsisht dates.
Ju falenderoj shume per mirekuptimin e shpresoj qe nuk ju kemi shkaktu asnje pengese.
Per cdo send lidhun me ket ceshtje shkruani ne [email protected] e dikush ju pergjigjet menjehere. Shihemi pasneser!! ? ?? #CapitalT #TrueKapo #TimeCapsule #CapitalTTimeCapsule #20shtator #SheshiNeneTereza #Tirana”, shkruan reperi në postimin e tij.
© Panoramaplus.al
