28 Korrik, 2023

Shtohen dyshimet për një lidhje mes tyre, Leonardo DiCaprio dhe modelja 28-vjeçare Neelam Gill kapen ’mat’ në jahtin luksoz


Leonardo DiCaprio nxiti më tej thashethemet për romancën me modelen Neelam Gill , kur u zbulua që të dy po kalonin  pushimet në Itali.

Ylli  i Titanikut  dhe 28-vjeçarja Neelam Gille u panë duke kaluar kohë në një jaht luksoz në Sardenjë. Leo dukej se ishte pa këmishë në varkë, ndërsa Neelam kishte veshur një bikini blu të hapur dhe një palë syze dielli të zeza.

Katër ditë përpara se të fotografoheshin në Itali, Leo dhe Neelam u panë duke u nisur drejt të njëjtit jaht të ankoruar në St. Tropez në rivierën franceze, sipas Page Six . Dyshes iu bashkuan një grup miqsh, përfshirë shokun e aktorit Leo, Tobey Maguire . Një burim tha për Page Six  se Leo ka kaluar kohë me miqtë dhe familjen këtë verë. Por a është Neelam më shumë se një mikesh e aktorit?

Leo dhe Neelam janë parë së bashku disa herë që nga muaji maji, duke i bërë fansat të besojnë se ata janë një çift.

Mësohet se dyshja u panë përsëri së bashku në një festë private në Hamptons përpara datës së katërt korrikut.

© Panoramaplus.al