Ka disa ditë që në media po qarkullon një lajm se moderatorja e njohur, Fatma Methasani, është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Thuhet se është 3-muajshe shtatzënë, por deri tani ajo ka vendosur që mos të reagojë në lidhje me këto lajme. Por në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga pushimet, vihet re një ndryshim në trupin e saj.

Por nuk dihet nëse ka shtuar ndonjë kilogram, apo ka nisur që të duket barku i rrumbullakosur. Së fundmi, Fatma ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet e veshur me rroba banje trup dhe sigurisht që të gjithëve na mbetën sytë tek barku i saj.

Së bashku me partnerin e saj, Alfio Rrotani, ndodhen me pushime dhe kanë vendosur që mos ta zbulojnë vendin ku ndodhen. Por gjatë kësaj kohe kanë qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe fansat e tyre janë duke pritur një foto ku të konfirmohet lajmi i bukur.
© Panoramaplus.al
