1 Nëntor, 2021

Shtatzënë për herë të dytë? Loredana Zefi publikon videon me barkun e rrumbullakosur dhe bën lëmsh të gjithë rrjetin


Këngëtarja Loredana Zefi përveçse në muzikë, është shumë aktive edhe në rrjete sociale. Artistja ka arritur të fitojë “zemrat” e shumë ndjekësve, jo vetëm në Instagram, por edhe në TikTok.

loredana zefi

Së fundmi, Zefi publikoi një video në TikTok, e cila fillimisht ngriti dyshimet se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë. Ajo shfaqej në kuzhinë, e veshur me një kanotiere të shkurtër dhe me një palë pantallona të gjera. Gjatë kohës që kërcente, Loredana vuri duart tek barku, i cili ishte i fryrë.

Mirëpo para se të mbaronte filmimi, ajo bëri një pyetje. Me anë të emojive, këngëtarja nënkuptoi: “Ushqim apo fëmijë?”.

loredana zefi 1 (2)

Loredana ka sqaruar një herë e mirë të gjithë fansat se mes saj dhe ish-partnerit, Mozzik, nuk mund të ketë një marrëdhënie të shëndetshme. Pas aludimeve në rrjet se dyshja janë rikthyer bashkë, këngëtarja reagoi me anë të një postimi në Instagram, ku shkruante se ishte mirënjohëse që e kishte njohur reperin, por mes tyre nuk mund të ketë një histori dashurie.

loredana zefi 1 (1) loredana zefi (5) loredana zefi (7) loredana zefi, mozzik (10) loredana zefi, mozzik (9) loredana zefi (1)

© Panoramaplus.al