Një foto e postuar nga këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ngritur dyshime te ndjekësit se ajo është shtatzënë. Artistja prej disa ditësh, ndodhet me pushime në SHBA me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, dhe vajzën e tyre Ajkën.

Ata duket se po kënaqen pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin. Ditën e sotme, Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto ku mes të tjerash në njërën prej tyre shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me Ajkën e cila është duke i shikuar barkun.

Këto poza zakonisht i kemi parë që nënat i realizojnë me fëmijët e tyre kur janë në pritje të ëmbël. Nuk dihet nëse veprimi i Ajkës ishte i natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka, por komentet e fansave kanë qenë të menjëhershëm.
“Shtatzënë prap/ Urime/ Ajka po të puth barkun…ishalla lajm i mirë për një vëlla ose motër princeshës/ 100% shtatzënë”-janë disa nga komentet që i kanë lënë ndjekësit Xhensilës.

Ajo nuk i është përgjigjur asnjërit por as nuk i ka fshirë. Vlen të theksohet se gjatë vitit që lamë pas Xhensila është përfolur disa herë se është në pritje të ëmbël.
Edhe në muajin dhjetor një foto e saj dhe Ajkës u bë shkak që të aludohej se Xhensila është shtatzënë. Në këtë foto dora e këngëtares qëndronte mbi barkun e saj teksa Ajka e shihte. Kjo ngriti shumë dyshime pasi ky pozicion zakonisht përdoret nga gratë shtatzëna në foto. Por, rezultoi të ishte thjesht një pozë e rastësishme.
View this post on Instagram
Pak javë pas kësaj situate, në një intervistë Xhensila tha se kanë plane të zgjerojnë familjen. Ajo rrëfeu do dëshiron të sjellë në jetë edhe dy fëmijë të tjerë: Një vajzë dhe një djalë.
“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë? Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun.”-tha ajo asokohe.
Nëse ka ardhur momenti që Ajka të bëhet me një motër ose vëlla, nuk dihet ende.
© Panoramaplus.al

