“Ju nuk e dini, por këtë vit Big Brother e kemi prezantuar 2”, ishte kjo fjalia që konfirmoi atë prej ditësh flitej: Arbana Osmani është shtatzanë për herë të tretë. Moderatorja zgjodhi finalen e Big Brother për të dhënë lajmin e mirë dhe natyrisht që nuk kishte sesi t’i fshihte emocionet teksa e tha këtë.

Bëhet me dije se moderatorja është në muajin e 4 të pritjes së ëmbël dhe këtë herë çifti do të bëhen prindër të një vajze. Pas Jonit dhe Diellit, familjes do t’i shtohet edhe një tjetër fëmijë, motra e vogël e shtëpisë. Në fakt prej javësh në rrjetet sociale është përfolur për një shtatzani të mundshme të prezantueses.
Përgjatë kësaj jave, Panorama Plus shkroi lajmin, duke theksuar se ende nuk ishte konfirmuar nga vetë moderatorja. Por u desh një finale e Big Brother dhe minuta të tëra duartrokitje për të konfirmuar këtë pritje të ëmbël. Në fakt të rralla kanë qenë herët kur Arbana ka folur për jetën e saj private, ndaj deklarata e mbrëmshme do të shënohet në momentet e saj televizive më të ndjekurat dhe të pëlqyerat. Por dy vite më parë, prezantuesja zgjodhi tjetër mënyrë për të lajmëruar se ishte shtatzanë me partnerin e saj, regjisorin, Eduart Grishaj.

Ishte marsi i vitit 2020, kur moderatorja u shfaq në spektaklin “Dua të të bëj të lumtur” me një fund të ngushtë. Menjëherë ra në sy barku i saj, pak më i fryrë se zakonisht. Kaq mjaftoi që lajmi për shtatzaninë e dytë të sajën ‘të merrte dhenë’. Në media u shkrua se javët e fundit, ajo ishte inkuadruar nga partneri i saj, që ishte regjisor i shfaqjes, vetëm nga mesi e lartë, duke shmangur kështu pamjet e plota.

Por duket se planet bust, nuk e fshihnin dot barkun e rrumbullakosur, duke ‘e tradhëtuar’ herë pas herë sekretin e saj. Megjithatë Arbana zgjodhi të heshte, duke mos pranuar lajmin që për shumë javë qarkulloi. Do të kalonin plot 2 muaj nga këto thashetheme, kur ajo do të ‘dorëzohej’. Arbana dhe Eduarti festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, 7 maj. Urimi i saj për partnerin solli dhe atë që tashmë për mediat ishte ‘faktuar’: Çifti do të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë. “Gëzuar datëlindjen gjysmës sime më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejt do të bëhet baba). Të dua!”, shkruante moderatorja duke i dhënë fund të gjithë aludimeve.

Që nga ky moment, ndonëse në mesin e shtatzanisë, ajo vijonte të moderonte “Dua të të bëj të lumtur”. Natyrisht që nga veshjet e ngushta, shpejt Arbana kaloi tek prerjet e gjera, që pak i vinin në dukje format më të rrumbullakosura. Edhe atëherë, skaleta i vinte në ndihmë për të mbuluar barkun. Prezantuesja arriti të mbyllte një sezon të suksesshëm, duke i kushtuar më pas kohë më tepër vetes dhe familjes.

E duket se e njëjta situatë përsërit. Vetëm se këtë herë, në kulmin e suksesit të saj si moderatore, Arbana Osmani e jep lajmin e shtatzanisë në kulmin e audiencës. Që nga tetori e deri para pak javës, shumica e publikut nuk kishte kuptuar asgjë, pasi në çdo dalje të sajën (që duhet thënë nuk kanë qenë të pakta) prezantuesja ka mbajtur veshje komode, që nuk zbulonin shumë nga barku i saj.

Ndaj pas gjysmës së finales së djeshme, Arbana ia lejoi vetes të vishte një fustan të ngushtë, ku më në fund dallohej barku, duke i dhënë fund kështu në mënyrën më të mirë të gjithë thashethemeve. Ne po ju kujtojmë edhe njëherë disa foto, ku prezantuesja ka qenë shtatzanë në skenë.


