2 Gusht, 2022

“Shtatë muaj bashkë”/Einxhel Shkira tregon veprën e parë të dashurisë nga Dj Dagz


Moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në “Big Brother Vip”. Çifti tashmë janë të pandarë nga njëri-tjetri që pas përfundimit të formatit.

E teksa nuk ngurrojnë ta shfaqin publikisht dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin, Einxhel dhe Dagz sot festojnë 7 mujorin e tyre të lidhjes. Moderatorja tregoi për ndjekësit e saj në InstaStory një letër që ia ka shkruar Dj Dagz gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

“Qëndro vetëvetja”- shkruhej në letër, ndërsa Einxhel tregoi se kjo ishte vepra e parë e dashurisë nga ana e ish-banorit.

Për ta rikujtuar periudhën gjatë qëndrimit në “BBVIP” kur ëifti sapo kishin nisur romancën e tyre, Einxhel ripostoi dhe disa foto apo video që fansat e tyre kishin publikuar.

Rikujtojmë se disa ditë më parë burime për “Prive.al” zbuluan se moderatorja dhe Dagz ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Einxhelit, të cilës nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Ajo reagoi ashpër në rrjetet sociale duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet se është në pritje të ëmbël.

 “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim.”– shkroi ajo në postimin e saj në InstaStory.

© Panoramaplus.al