9 Prill, 2019

Shqiptari i njohur zbulon se është i ftuar në emisionin “The Ellen Show”: Mora një telefonatë nga…  


Ai është make-up artisti më i kërkuar i vajzave të showbiz-it shqiptar. Është fjala për Arbër Bytyqin, i cili së fundmi është bërë i famshëm dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Make-up artisti doli në gazetën e njohur britanike “Insader” dhe është ftuar në emisionin e famshëm “The Ellen Show”.

Bytyqi ka dhënë pak ditë më parë një intervistë për emisionin “Prive”, ku ka zbuluar 10 gjërat që nuk i dinim për të. Ai rrëfeu se është ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, një nga emisionet më të famshëm në botë.


“Ka ndodhur një bujë kohët e fundit nëpër media ku janë përhapur transformimet e mija. Pak a shumë ka ndodhur papritur, kur një mëngjes zgjohesh e merr një telefonat prej ‘The Insader’ ose ‘Brightside’. Madje kam marr një email dhe më pas një telefonat nga një gazetar i ‘The Ellen Show’, domethënë ka qenë e pabesueshme, nuk e dija a të gëzohesha, a të qaja. Kështu që shumë shpejt kemi për të pasur edhe një reportazh të shkurtër që do të përgatitet për ‘Ellen Show’, për arsye se unë nuk mund të shkoj për shkak të vizës”, ka përfunduar Arbëri.

© Panoramaplus.al