Këngëtari Ricky Martin ka mbërritur në Tiranë 2 ditë para koncertit që do të mbajë në sheshin Skënderbej.

Biletat ka nisur që të shiten prej disa ditësh. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.
E veçanta e këtij koncerti është se këngëtari me famë botërore, Ricki Martin që po vjen për herë të parë në vendin tonë, gjatë performancave do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.
Sakaq ai ka publikuar dhe në InstaStory foton e flamurit kuq e zi ku krahas saj, këngëtari shkruan në gjuhën shqipe: ‘Shqipëri, kemi ardhur’.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.
© Panoramaplus.al
