26 Shtator, 2023

Shqetësoi fansat me ndryshimin drastik në pamjen e tij, Arjan Konomi reagon për herë të parë


Opinionisti i njohur Arjan Konomi, duket se është larguar nga ekranet dhe është angazhuar me udhëtimet e tij duke vizituar shumë vende të botës, eksperiencë të cilën ai e ndan dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përgjatë këtyre ditëve ai ka ndarë në Instagram video të ndryshme teksa ndodhet në Australi, mirëpo analisti ka shqetësuar goxha fansat me pamjen e tij.

Ai është shfaqur me flokët e thinjura dhe më i plakur në fytyrë, ndryshim të cilin fansat e tij e kanë vënë re menjëherë dhe janë bërë kurioz të dijnë se çfarë po ndodh me Arjanin.

E së fundmi duket se Konomi ka zgjedhur  të reagojë pas komenteve të shumta në rrjet. Me anë të një postimi në Instagram, opinionisti sqaron se është shumë mirë me shëndet, teksa i falenderon ndjekësit pëer shqëtësimin e tyre:

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua!  Fjalet e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua : “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”.

 

 

© Panoramaplus.al