
Rina Balaj dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por duket se ndjenjat ende vazhdojnë.
Një postim i bërë në Instastory nga këngëtarja ka kthyer edhe një herë vëmendjen nga historia e tyre. Ajo ka publikuar një status ku shkruhet: “Shpirtrat binjakë nuk takohen rastësisht”.
Kaq ka mjaftuar që fansat të pyesin nëse ka mundësi që ata të ribashkohen, apo Rina thjesht ka shprehur dashurinë e saj në mënyrë të koduar ndaj ish-partnerit?

Rina konfirmoi pak ditë më parë atë që përflitej prej kohësh: Ajo dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Në një intervistë me T7 ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.
Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”-tha ajo.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Para pak kohësh në një intervistë dyshja zbuluan se kanë nisur bashkëjetesën, kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjen, e për më tepër po mendojnë të martohen. Megjithatë deri tani ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Sin Boy ka lindur në Berat, por ka jetuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij. Dyshja deri tani ka sjellë disa bashkëpunime që kanë qenë shumë të suksesshme edhe në vendin fqinj.


