2 Korrik, 2023

Shpezimet marramendëse për mbrëmjen e maturës, aktori i njohur: Të ishin lodhur aq shumë për të mësuar, s’do ikte njeri nga vendi


Aktori i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pas videove të shumta që po qarkullojnë në rrjet nga mbrëmjet e maturës, ku të shumtë kanë qenë maturantët të cilët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë duke bërë shpenzime marramendëse.

Collage Maker-02-Jul-2023-12-52-PM-9100

Përmes një Instastory, aktori ka ironizuar këtë veprim nga maturantët të cilët shpenzojë shumë për të blerë kostume e fustane të shtrenjtë, si dhe shuma të majme për të mbërritur në mbrëmje me makina të shtrenjta të cilat i marrin me qira.

Në postimin e tij, Pupa shkruan: “Parakalimi i maturantëve. Të ishin lodh për të mësuar kaq sa janë lodhur për të gjetur makinat nuk do ikte kush nga ky vend”.

Capture

 

 

© Panoramaplus.al