17 Shtator, 2022

Shpërtheu në lot gjatë nderimeve të fundit të Mbretëreshës, komentuesit kundër David Beckham: E bëri për vëmendje


Dan Walker godet ndërsa David Beckham akuzohet se ka parë arkivolin e Mbretëreshës për ‘ekspozim’

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në Westminster Abbey për të respektuar Mbretëreshën Elizabeth II, mes tyre edhe disa fytyra të famshme.

Në rradhët e të pranishmëve ishte edhe ish-futbollisti David Beckham, i cili u pushtua dukshëm nga emocionet kur pa arkivolin e Mbretëreshës.

47-vjeçari thuhet se kishte refuzuar të qëndronte në rradhët e para pranë familjes mbretërore, duke zgjedhur të vendosej në radhë me të tjerët duke pritur për më shumë se 12 orë për momentin e tij për të thënë lamtumirë.

Ish-ylli i BBC Breakfast, Dan Walker lavdëroi ish-kapitenin e Anglisë duke postuar në Twitter: “Veprim i duhur, David Beckham. 12 orë plus me sa duket për të bërë nderimet e tij.”

Mirëpo për disa komentues ky gjest i ish-futbollistit nuk është bërë për asgjë tjetër veçse për të marrë vëmendje.

“Duhej të tregonte fytyrën e tij, apo jo, ndonjë shans për t’u ekspozuar,”-shkruante një komentues.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Dan i cili ka reaguar: “Ai ka qenë atje që nga ora 2 e mëngjesit. Nëse do të dëshironte titujt e lajmeve, do të dilte shëtitje.”

David mori një OBE (Urdhri i Perandorisë Britanike) për shërbimet e tij ndaj futbollit nga mbretëresha në vitin 2003.

© Panoramaplus.al