Ilir Shaqiri fitoi çmimin e madh të Big Brother. Balerini shqiptar ia doli që pas 136 ditësh të fitojë garën mes artistëve. Në studio atij i është dorëzuar edhe çeku me 100 mijë euro.

E natyrisht që një moment i tillë nuk kishte sesi mos të kalonte edhe pa batuta e meme në rrjetet sociale. Në rrjet qarkullon një foto ku shfaqet çeku i montuar ku shkruhet “Çek nga Klodian Zoto”. Kujtojmë që aktualisht Zoto është në kërkim për aferën e inceneratorëve.
Aktualisht Zoto është shndërruar në kryefjalën e mediave në vend, për rolin e tij në atë që quhet skandali i inceneratorëve. E teksa policia e ka shpallur në kërkim, Klodian Zoto, ‘i jep çek’ 100 mijë euro edhe Ilir Shaqirit.
© Panoramaplus.al

