Pasi ia doli mbanë pas një periudhe të vështirë shëndetësore, Bujar Qamili përjetoi një tjetër emocion: u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Këngëtar i madh ndan emocionet me Gazetën “Panorama.al” dhe periudhën e vështirë në spitalin italian, ku thotë se e kthyen sërish në jetë. Pas kësaj, ka arsye për të festuar me një koncert recital në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Publiku jua ka dhënë me kohë titullin “Nderi i Kombit”, por tani e keni marrë edhe zyrtarisht nga Presidenti i Republikës, si u ndjetë?
Është më se e vërtetë që publiku ma ka dhënë me kohë titullin “Nderi i Kombit”, megjithatë jam shumë mirënjohës dhe i gëzuar që këtë titull e marr nga Presidenti i Republikës. Repertori im i pasur me këngët më të spikatura shkodrane e nga gjithë Shqipëria, dëgjohet në të gjithë me kënaqësi nga të gjithë shqiptarët. Nuk mund t’i fsheh emocionet dhe kënaqësinë që ka qenë shumë e madhe jo vetëm për mua, por edhe për familjen time, që e pritën me lot në sy.
Për kë ishte surpriza më e madhe?
Kënaqësia më e madhe Pasi ia doli mbanë pas një periudhe të vështirë shëndetësore, Bujar Qamili përjetoi një tjetër emocion: u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. ishte imja, sepse ishte vlerësimi i 47 viteve punë, që kam kënduar dhe kam përcjellë këngën shkodrane në çdo cep të Shqipërisë dhe përtej oqeanit. Por pa dyshim e të afërmve të mi, e miqve, e shokëve që ishin me mua në Presidencë, në ceremoninë e dekorimit. Kam marrë shumë telefonata nga shumë njerëz, miq e simpatizantë. Urime pa fund nga njerëz të njohur e të panjohur.
Periudha e pandemisë e kufizoi shumë jetën artistike, si ka qenë për ju?
Ka qenë një periudhë tejet e rëndë jo vetëm për mua dhe familjen time, por për të gjithë shqiptarët që kanë kaluar momente të vështira, madje kanë humbur edhe njerëz të afërt, njerëz të zemrës. Na izoloi, duke e penguar punën tonë dhe për dy vjet nuk kemi kënduar në asnjë vend, megjithatë nuk kam pushuar asnjëherë. Në kulmin e pandemisë vendosa të jap një koncert në qendër të qytetit, që pati një shikueshmëri shumë të madhe, aq sa përmendet edhe sot për këtë fakt.
Kemi dëgjuar që keni kaluar një situatë të vështirë shëndetësore…
Personalisht e kam kaluar rëndë pandeminë. M’u desh ta kaloja në spitalin e Lecco-s në Itali. Dhe për këtë falënderoj të madhin Zot, që më ktheu në jetë, por edhe mjekët, që bënë të pamundurën për të më ndihmuar. Ka qenë periudha më e vështirë e jetës sime, por tashmë jemi disi më të qetë, kanë filluar sërish koncertet. Për mua është një jetë e dytë dhe këtë ia dedikoj Zotit, por edhe djalit tim, Artionit, që është muzikant, kitarist, profesor në shkollën e muzikës dhe familjes sime, bashkëshortes, që më kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës mbi kokë. Kujdesi i tyre ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe sidomos im bir.
Paskeni dyfish arsye për të festuar. Cili do të jetë koncerti radhës?
Me qetësimin e pandemisë kanë filluar koncertet. Gjatë këtyre muajve kam dhënë shumë koncerte dhe do të vijoj me të tjera për shqiptarët jashtë atdheut, por më e rëndësishmja do të jetë, që në bashkëpunim me Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve të përgatis një koncert recital. Do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe shpresoj të jetë një rast shumë i bukur për të na mbledhur të gjithëve së bashku.
© Panoramaplus.al
