Bashkëshorti miliarder rumun i modeles së njohur Angela Martini është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mykonos.
Lajmin e ka konfirmuar gazeta greke “Protothema” e cila shkruan se në prangat e policisë, e cila kishte në duar një urdhër ndërkombëtar arrestimi lëshuar nga Interpoli, ra shtetasi Dragos Savulescu.

Savulescu është një producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013.
Ai u arrestua së bashku me një tjetër shok të tij në Mykonos teksa “shijonin një jetë luksoze, duke shpenzuar mijëra euro në restorante të shtrenjta dhe baret e plazhit në ishull“, shkruan Protothema.
Producenti nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe pritet t’i dorëzohet autoriteteve rumune.
Jeta me modelen Angela Martini
Ish-modelja Angela Martini, direkt pas martesës me miliarderin, vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nusja me fustan të zi.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Angela vendosi të tregojë së fundi sekretin e saj për një marrëdhënie të shëndetshme në çift me Dragos Savoulescu.
“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, iu përgjigj Martini ndjekëses që e pyeti për çelësin e suksesit në këtë fushë. Për ceremoninë martesore, Angela nuk zgjodhi fustanin tradicional të bardhë, por një fustan të zi dhe pavarësisht faktit se martesa për të u bë shumë shpejt, duket se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.
LEXO EDHE
© Panoramaplus.al




