Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka zbuluar se është në një lidhje dhe së shpejti pritet që ta bëjë atë zyrtare.

Gjatë një interviste për “Mirage” ai u shpreh se ka gjetur dashurinë e jetës dhe që tashmë dëshiron që lidhjen ta kalojë në një tjetër nivel.

E nëse jeni kuriozë që të dini se kush është ajo që i ka vjedhur zemrën këngëtarit, ai ka zbuluar vetëm se partnerja e tij është nga Kosova.
“Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt. Është koha se bëra 33 vjeç. Do të ketë fejesë. Ajo është në Kosovë, unë jam në Shkup, po kontaktojmë, falë zotit kemi Whatsapp-in”, ka thënë këngëtari.


