25 Shkurt, 2019

Shpat Kasapi flet për lidhjen me Afërdita Dreshajn: Është rikthyer, por nuk e kam…


Të gjithë e dimë se këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë i lidhur me këngëtaren Afërdita Dreshaj. Por ajo çfarë ne nuk dimë rreth kësaj historie, është se ajo ka tentuar që të rikthehet pas ndarjes, por mesa duket Shpati nuk e ka pranuar.

Ka qenë vetë këngëtari ai që e ka pohuar një gjë të tillë gjatë intervistës në programin “Da’Sara Show.”

“Kush ka qenë historia jote e rëndësishme pas asaj (i referohet Afërdita Dreshajt), apo s’ka, aty të ka ngec sharra në gozhdë?”, e pyeti moderatorja e emisionit Dasara Karaiskaj.

“E dinë, e dinë të gjithë atë histori të kaluar që s’kthehet më”, tha këngëtari.

“Nuk kthehet më… megjithëse njerëzit edhe kthehen, por vetëm mos t’i themi gjë njeriu”, ia priti Desara.

Në këtë moment, duke qeshur Shpati tha: “Është kthyer, por se kam pranuar unë”.

© Panoramaplus.al