25 Shkurt, 2020

Shoqja e saj rasti i parë me koronavirus në Korenë e Jugut, modelja shqiptare tregon si i shpëtoi virusit në Seul


Keisi Muça, modelja shqiptare që prej disa muajsh e ka vendosur jetën në Seul, ka treguar për frikën nga infektimi nga koronavirusi, pasi shoqja e saj u konfirmua e sëmurë me virusin vdekjeprurës.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tha se bashkë me mikeshën koreane, kishin udhëtuar drejt Hong Kongut pak ditë para se koronavirusi të përhapej në masë e të krijonte këtë zhurmë mediatike.

-640-0-5e55560eb0a24

Gjatë ditë pasi ishin kthyer në Seul, mikesha e saj kishte ndjerë simptomat e para të një gripi më të rëndë se herët e tjera e pas vizitave te mjeku ishte konstatuar si rasti i parë zyrtar në Seul i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Për fat të mirë, përgjigjja e rezultateve të Keisit doli negative e njëkohësisht mikesha e saj ia doli ta kalonte pa asnjë problem virusin.

“Ajo u regjistrua si rasti i parë, por pas një periudhe 8-9 ditore çdo gjë kaloi”, sqaroi modelja./ TCH

Capture

© Panoramaplus.al