4 Janar, 2020

Shokuese/ Hajdutët hyjnë për të vjedhur, gjejnë trupat e kalbur të njerëzve në mbeturinat mjekësore


Pjesë të trupave të njerëzve të kalbur janë gjetur në një vend grumbullimi të mbeturinave mjekësore nga dy hajdutë pasi qëndruan aty për gati një vit.

mbeturinat mjekesore2

Operatorët që menaxhonin mbeturinat mjekësore pasi falimentuan në vend që ti largonin i lanë mbeturinat aty.

Dhe pas një viti hadutët Barry Watson dhe Jamie Pollard u futën në ndërtesën në Neecastle për të marrë ilaçet e lëna aty.  Por atyre ju desh ti nënshtroheshin dezinfektimit për shkak të mikrobeve ndaj të cilave ishin ekspozuar pasi mbetjet mjekësore ishin lënë të kalben.

Vendgrumbullimi i mbeturinave mjekësorë më parë drejtohej nga Healthcare Environment Services Ltd dhe monitorohej nga kamerat e sigurisë së Orbis Security.

Por Watson dhe Pollard arritën të prishin qepenin dhe hynë në ndërtesë, duke u kthyer ditën tjetër për të marrë më shumë ilaçe.

Fotografitë tronditëse tregojnë koshat e mbushur plot me mbeturina të rrezikshme brenda kompleksit të mbyllur.

Qindra ton mbeturina mjekësore dhe mbetje njerëzore u gjetën brenda saj.

Watson dhe Pollard janë dënuar me 18 muaj shërbim komuniteti, pasi pranuan të dy akuzat për vjedhje.

mbeturinat mjekesore1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al