Reperi Sin Boy u bë i njohur për të gjithë pas bashkëpunimit me reperen Rina ne këngën “Gigi”.

Reperi grek me origjinë shqiptare, emri i të cilit është Agustin Gega ishte i ftuar së fundmi në “Sevenbizz”.

Gjatë intervistës ai tregoi disa sekrete nga jeta e tij, ku ndër të tjera tha se ka të dashura në të gjithë botën. Reperi rrëfeu se ka edhe 3 gra, pasi është i martuar 3 herë.
“Jam martuar 3 herë. Kam 3 gra, në të njëjtën kohë. Njëra rri në Greqi, tjetra në Bullgari, tjetra në Amerikë. Unë duhet të udhëtoj gjithë kohës që t’i takoj”, tha Sin Boy.

