Disa herë i kishte ndodhur që të rrezikojë jetën nga aksidentet në rrugë teksa i jepte makinës për të shkuar në koncertet e saja.
Bëhet fjalë për këngëtaren Lori Kaçka e cila në një intervistë të fundit për “Prive” ka treguar se udhëton gjithmonë vetëm kur shkon nëpër koncerte.
Mirëpo gjatë këtyre udhëtimeve i kanë ndodhur edhe situata të frikshme. Lori ka treguar se e ka zënë disa herë gjumi në timon dhe për pak ka shpëtuar nga përplasja me kamion.
“Disa herë e kam zënë veten për pak ta puçisja kamionin. Më merrte gjumi dhe për pak të aksidentohesha”, ka thënë Lori.


