7 Mars, 2019

“Shkon me arab, nuk je shqiptare!”, modelja e njohur fëlliq publikisht ndjekësin: E shkreta nënë, me halle…


Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka disa vite e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza.

Shpeshherë ajo është kritikuar nga fansat e saj të shumtë në lidhje me këtë martesë. Në fakt edhe së fundmi, Emina ka marrë një mesazh aspak të këndshëm me përmbajtje ofenduese nga një “person enigmatik”.

“Shkon me arab, nuk je shqiptare”, i shkruan ndër të tjera ai, ku më pas shpreh opinionin e tij me fjalë banale dhe të rënda.

Por ndonjëherë ndodh që Emina t’u përgjigjet mesazheve apo komenteve ofenduese. Teksa i ka bërë publik edhe emrin, modelja e njohur shkruan: “E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë. Turp të kjoft! Se e shkreta nonë bela edhe me halle ta ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira, por ti djal shko gjej ndonji punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit”.

Ndërkohë, si për t’i vënë kapakun reagimit të saj, Emina i shkruan personit në fjalë: “Edhe kyt po ta them. Më vjen shumë gjynaf për ty! Zoti të kjoft në ndihmë se e paske për nevojë”.

© Panoramaplus.al