23 Qershor, 2021

Shkojnë të takojnë Presidentin Emmanuel Macron, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij kritikohen ashpër për veshjet që zgjodhën (Foto)


Ditën e hënë, Justin dhe Hailey Bieber u takuan me Presidentin Francez, Emmanuel Macron, dhe me gruan e tij, Brigitte, gjatë kohës që ishin me pushime në Paris.

justin bieber hailey bieber (4)

Këngëtari 27 vjeç, ndau një foto në Instagram me politikanin, 43 vjeç dhe me bashkëshortet e tyre në zyrën e Macron, në Pallatin Élysée, shkruan “Page Six”.

Bieber shihet i veshur me një kostum të zi dhe me atlete “Nike”. Ai vendosi të mos kishte kravatë e në vend të kësaj mbante disa gjerdanë ne formë zinxhiri.

justin bieber hailey bieber (3)

Ndërkohë, Baldëin, 24 vjeç, dukej elegante e veshur me një fustan ngjyrë kaf.

Përdoruesit e Instagram kritikuan mënyrën se si Bieber dhe Baldëin kishin zgjedhur të visheshin, duke e cilësuar pamjen e tyre si “të papërshtatshme” për këtë rast.

justin bieber hailey bieber (2)

Me të gjitha paratë që keni, ju duhet të ishit veshur më me stil, kj është mungesë respekti për atë president,” shkroi një person.

Ju duhet të jeni më zyrtarë kur vizitoni politikanë“, komentoi një tjetër.

justin bieber hailey bieber (1)

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së çiftit tek Presidenti, pasi edhe Justin nuk shkroi asgjë krahas fotos që publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

© Panoramaplus.al