14 Tetor, 2021

Shkoi për një darkë në restorantin e kuzhinierit Nusret, Elita Rudi publikon faturën me çmime marramendëse


Elita Rudi ka udhëtuar drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi e me këtë rast ka zgjedhur të shkojë për një darkë në restorantin luksoz të kuzhinierit turk, Nusret Gokçe.

elita rudi nusret

Këtë e tregoi vetë moderatorja me anë të disa videove të publikuara në Instastory-n e saj. Në to shihet një hamburger në tavolinë, i cili është i mbështjellë me një letër ngjyrë ari. Meqënëse restoranti është i njohur për çmimet e “kripura”, Elita nuk i ka shpëtuar pyetjes për faturën.

elita rudi (8)

Për juve që po më pyesni për hamburgerin e Nusretit, është veç një hamburger i mbështjellë me letër ngjyrë ari. Më të mirë i kemi hamburgerat e Prishtinës, që kushtojnë nga një euro sesa këtu. Plus ai ma prishi hamburgerin me atë thikë, a e patë?!”,- tha Rudi.

Më pas, ajo pyeti fansat nëse duan vërtet që ta publikojë faturën, për të treguar publikisht se sa ka kushtuar hamburgeri i famshëm. Pas shumë kërkesave, Elita zbuloi se zgjedhja që kishte bërë, i ka kushtuar 65.02 euro. Ndërsa e gjithë darka në total, i ka kushtuar 293.73 euro.

Muajin e kaluar, Nusreti u kritikua për çmimet marramendëse në restorantin e tij të ri që e ka hapur në Londër, pasi një faturë u bë virale në rrjet.

elita rudi (12)

I njohur si “Salt Bae”, Nusret hapi restorantin e tij të 15-të në Kinghtsbridge. Sipas “The Sun”, vetëm një biftek i shërbyer në restorantin e tij kushton plot 630 paund.

Përdoruesi i “Twitter”, Jamil Amin, ndau një fotografi të faturës me shkrimin: “44 paund për 4 Red Bull”. Postimi që grumbulloi mijëra pëlqime, u pasua nga komentet e njerëzve që u shprehën të tronditur nga çmimet marramendëse në menu.

nusret gokce (1)

Një klient tjetër ka paguar më shumë se 1,812 paund vetëm për një darkë në restorantin luksoz. Artikulli i vetëm pa kosto në menu është çaji turk, i cili shërbehet falas. Fatura tregon se shërbimi për tetë klientë gjithashtu kushton plot 236.40 paund.

nusret gokce (2)

Restoranti i Nusret nuk i tregon çmimet në internet. Sipas burimeve, pavarësisht çmimeve, restoranti është i rezervuar për disa muaj dhe aktualisht nuk ka asnjë vend të lirë.

elita rudi (7) elita rudi (6) elita rudi (5) elita rudi (4) elita rudi (3) elita rudi (10) elita rudi (11)

© Panoramaplus.al