2 Gusht, 2022

Shkencëtarët ia vënë gishtin homoseksualëve si shkaktar i përhapjes të lisë së majmunëve/ Reagon i revoltuar Elton Ilirjani: Këto viruse nuk njohin grupe sociale, homofobia ka prekur…


Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani është një nga figurat më të komentuara në publik për shkak të deklaratave të forta që bën herë pas herë si dhe për prirjet e tij seksuale.

Ai prej kohësh tashmë është një aktivist ndërkombëtar i të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Me shfaqjet e tij në studiot televizive apo edhe në Instagram, biznesmeni ka bërë bujë me stilin e tij ekstaravagant.

Së fundmi modeli ka reaguar i reoltuar në rrjetet socialr në lidhje me teorinë më të fundit për virusin i cili po përhapet në masë ‘Lija e majmunit’. Shkencëtarët janë shprehur se ‘meshkujt që kryejnë marrëdhenie seksuale me meshkuj’ përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit.

Këtë teori, Eltoni e ka cilësuar si ‘homofobike’ nga ana e mjekëve të cilët po e bëjnë pa vetëdije këtë gjë. Sipas tij këto viruse nuk janë të lidhura aspak me njerëzit apo kafshët.

Biznesmeni ka ngritur zërin se përse nuk flasin për faktin se ‘meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me femra’ po i shkaktojnë atyre kancerin në mitër dhe për këtë fakt po vdesin me miliona gra nëpër botë.

Sipas modelit ky konkluzion është diçka jo logjike e cila po ushqen urrejtje ndaj komunitetit të “LGBT”. Ai gjithashtu dha dhe një mesazh të fortë për të gjithë komunitetin që ta shijojnë jetën e tyre!

“Bota është çmendur dhe për këtë gjë nuk ka dyshime! Duhet të jap mendimin tim në lidhje me linë e majmunit dhe teorisë homofobike “meshkujt që bëjnë s*ks me meshkuj”.  Viruse, bakrere, kanceri dhe të gjitha këto sëmundje po vrasin të gjitha krijesat e gjalla (njerëz, kafshë). Nuk ka virus, bakrere apo kancer që janë të lidhura me asnjë grup social njerëzish apo kafshësh.

Viruse dhe baktere të ndryshme ndikon ndryshe në grupe sociale të ndryshme! Por kjo nuk do të thotë që këto grupe krijuan virusin. Përveç politikës homophobe që është rritur kohëve të fundit, në shkekujt e fundit kemi dëgjuar termin meshkuj’ që bëjnë s*ks me meshkuj”.

Nëse është kështu, përse nuk dëgjojmë të njëjtën gjë për herpesin, virus që shkakton kancer në qafën e mitrës dhe miliona gra po vdesin çdo vit nëpër botë? Termi “Meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me femra?”

Konkluzion: Homofobia është një ‘murtajë’ që ka infektuar çdo njeri! Gjithashtu shkencëtarët dhe doktorët pa vetëdije! Ata mbase nuk ndihen ashtu por termi “meshkuj bëjnë s*ks me meshkuj” është jo korrekt dhe aspak logjike!! Është homofobike në çdo sens dhe duke ushqyer urrejtje ndaj LGBT!

Lija e majmumit nuk është një virus homoseksual! Është një virus që po jeton në këtë univers së bashku me viruset idiote që kanë mbajtur botën në një mentalitet të moshës së mesme!

Këshillë: Për të gjithë komunitetin e LGBT! Jetoni sa më të lirë! Bëni s*ks sa herë të doni dhe si  të doni! Viruset që na prekin nuk janë viruse! Thjesht kryeni s*ks të mbrojtur.  Shijoni jetën!”– u shpreh Eltoni.

© Panoramaplus.al