14 Nëntor, 2022

Shkëlqeu në “Mtv Ema 2022”, kush është stilistja shqiptare që veshi Bebe Rexhën


Një vëmendje të madhe, mori ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2022”.

E pranishme ishte edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ajo shkëlqeu në Gjermani dhe madje guxoi goxha me veshjen e saj.

Veshja e saj  ishte ideuar dhe krijuar nga kreatorja e njohur shqiptare, Fjolla Nila. Në instagramin e Fjollës është postuar foto e Bebe Rexhës me këtë veshje  të mrekullushme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Nila (@fjollanilaofficial)

Këngëtarja e njohur mori çmimin  “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n, gjithashtu, ajo u ngjit në skenë për të performuar.

Song Bebe Rexha & David Guetta Made Years Ago Is Finally Being Released | iHeart

Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar, mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.

Bebe Rexha gives 'honest update' on her weight | CNN

Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS, për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës, unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter. Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.

 

© Panoramaplus.al