14 Tetor, 2023

Shkëlqen me performancën në “Dancing with the Stars”, po ja sa kilogramë ka humbur Fifi pas pjesëmarrjes në këtë spektakël


Këngëtarja e njohur Fifi mbrëmjen e djeshme performoi me një vals “Dancing with the Stars” krahas partnerit të saj të kërcimit Graciano.

“Marova” ishte kënga e saj që dyshja zgjodhën për të krijuar koreografinë e valsit që performuan në skenë.

Kërcimi i saj mori shumë komente pozitive nga juria e spektaklit, ndërsa Olta Gixhari tha: “Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar.”

Kjo javë ka qenë shumë e ngarkuar për Fifin, e cila përveç karrierës muzikore ajo është shumë e angazhuar edhe me të voglin e sa TheoMal.

Megjithatë Graciano ka zbuluar se këngëtarja nuk i len pas dore as provat e kërcimit, teksa tha se ka humbur edhe 6 kilogram.

© Panoramaplus.al