Kim Kardashian ishte kryefjala e Met Gala 2022 pasi u shfaq e veshur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe “Happy Birthday, Mr. President” krijuar në vitin 1962.

Mirëpo pas përfundimit te Met Gala, Kim u përball me akuza të ashpra në rrjet, pasi qarkulloi një video ku shihej fustani ikonik me disa dëmtime.
Së fundmi për të sqaruar gjithçka, ka folur edhe mamaja e Kim Kardashian, Kris Jenner. E ftuar në “The Late Late shoë” me James Corden, ajo u pyet nëse Kim e ka dëmtuar vërtet fustanin ikonik të Marilyn Monroe, të cilin e veshi në Met Gala këtë vit. Duke iu dhënë fund dyshimeve Kris tha se kjo nuk është e vërtetë. Kjo gjë u konfirmua edhe nga “pajisja” në të cilën ajo ndodhej (Lie Detector), e cila përcakton nëse dikush po thotë të vërtetën ose jo.

Pop Culture postoi disa foto të fustanit, para dhe pasi Kardashian e kishte veshur. Një nga fotot tregon shenja të pëlhurës së dëmtuar dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth mbylljes së pasme të fustanit.

“Kim nuk duhet ta kishte veshur kurrë atë fustan në fillim. Dua të them se po, është mirë të bësh homazhe për Marilyn, por ajo mund të kishte bërë dhe riprodhuar një fustan të ri. Ky ishte një artefakt i përjetshëm dhe ikonik që është shkatërruar”, shkroi një person në Twitter si përgjigje. “Lërini në dorë Kim për të shkatërruar një vepër historike të artit,” tha një tjetër.
Pas këtyre pretendimeve erdhi edhe një reagim zyrtar nga muzeu ku mbahet veshja. Muzeu “Ripley’s Believe It or Not!” publikoi një deklaratë, duke konfirmuar se Kardashuian nuk e ka dëmtuar fustanin e Monroe që veshi në Met Gala.
“Nga fundi i shkallëve të Met, ku Kim veshi fustanin, deri tek pjesa e sipërme ku u kthye, veshja ishte në të njëjtën gjendje në të cilën iu dha, në asnjë detaj“ tha zëvendëspresidentja e Ripley, Amanda Joiner, e cila mbajti fustanin ditën e Met Gala gjatë transportit nga Orlando në Nju-Jork.
Ndërkohë edhe vetë Kim Kardashain foli në lidhje me akuzat, duke mohuar se e ka dëmtuar fustanin më të shtrenjtë në botë (KLIKO).
© Panoramaplus.al
