Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shkakun e pneumonisë misterioze që infektoi pothuajse 60 njerëz në qytetin kinez të Wuhan që nga dhjetori.

Testet paraprake treguan se sëmundja mund të shkaktohet nga një koronavirus i ri, tha shkencëtari Xu Jianguo për agjencinë zyrtare të lajmeve Xinhua.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) gjithashtu tha se një koronavirus mund të fajësohej për shpërthimin e pneumonisë.
Deri tani, janë raportuar 59 raste, shtatë prej tyre konsiderohen kritike.
Xu, i cili po bën përpjekjet për të identifikuar shkakun, tha se gjetën një “lloj të ri” të koronavirusit duke testuar mostra të infektuara të gjakut dhe gjëndrat e pështymës të mbledhura nga 15 persona.
Koronavirusi mund të shkaktojë çdo gjë nga ftohja e zakonshme tek sëmundjet shumë më të rënda.
Ai shkaktoi një epidemi të virusit potencialisht vdekjeprurës, si Sars, që vrau më shumë se 700 njerëz në mbarë botën pasi nisi në Kinë.
Sidoqoftë po bëhen ende kërkime për të përcaktuar burimin e transmetimit të virusit, masën e infeksionit dhe masat kundërvepruese.
© Panoramaplus.al
