30 Shtator, 2023

Shitet në ankand kapela ikonike e Michael Jackson! Vlera marramendëse që kushtoi shkon për bamirësi


Kapelja që ikona e muzikës pop, Michael Jackson vendosi në performancën e parë të kërcimit ikonik “moonwalk” u bë një pjesë e kujtimeve muzikore që lidhen me këngëtarin.

E mbajtur nga “mbreti i popit” në një nga momentet e paharrueshme të karrierës së tij, ajo u hodh në ankand nga kompania “Lemon Auction” dhe u shit për rreth 82,000 dollarë.

Shuma marramendëse për të cilën u shit kapelja e këngëtarit do të shkojë për bamirësi.

Kapela në fjalë është një element i veshjes së Michael Jackson dhe shitja e saj përfaqëson një moment të paharrueshëm për koleksionistët dhe fansat e artistit legjendar.

Përveç të qenit një simbol i karrierës së Jackson-it, kjo kapelë kujton ndikimin e madh që ai pati në muzikë dhe në kulturën pop në mbarë botën.

Në këtë rast, kapela që dëshmoi një nga momentet më ikonike në historinë e argëtimit ka gjetur një shtëpi të re dhe pronari i saj i ri me siguri do ta vlerësojë atë si një pjesë të vlefshme të historisë muzikore.

© Panoramaplus.al