31 Janar, 2019

“Shiko sa këmbë të bukura kisha”, Robert Radoja kritikon live këngëtaren e njohur: Kujdes me fjalët


Ka mjaftuar një batutë e këngëtares së njohur Myfarete Laze për këmbët e saj kur ishte e re që profesor Robert Radoja ta kritikojë live gjatë emisionit.

Mbrëmjen e kaluar në “Soiree” me Jonida Shehun, Robert Radoja, Myfarete Laze e mjaft të ftuar të tjerë ishin mbledhur për të folur rreth fëmijërisë dhe këngëve të bukura të fëmijërisë.

Teksa po komentonte një prej fotove të saj kur ishte e re, Myfarete u shpreh: “Shiko sa e mirë kam qenë… shiko sa këmbë të bukura kisha!”

Reagimi i profesorit ishte i menjëhershëm, i cili u shpreh: “Jo! Nuk i ke pasur. Ta marrsha të keqen, e the gabim atë fjalën pak më parë. Shtttt!”

Më pas e gjithë situata ka kaluar me ndërhyrjen e moderatores.

© Panoramaplus.al