30 Shtator, 2021

“Shife, katër veta me një derë o bishe, po mos e rruni tr**in se…”- Rreperi Kozak Braçi publikon pamjet e rrëmbimit, shikoni momentin kur katër persona e marrin dhe…


Personazhi i njohur i Instagramit, rreperi Kozak Braçi, i cili u rrëmbye pak ditë më parë nga katër persona, ka publikuar në rrjetet sociale momentet kur atë e marrin me forcë dhe e fusin në makinë.

Ai që njihet ndryshe si “mbeti i Instagramit”, u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë.

Në pamjet që ka publikuar Kozak Braçi shihet se janë katër persona që pasi e kanë nxjerrë nga një makinë e bardhë rreperin e kanë futur në një makinë tjetër që largohet nga vendi i ngjarjes.

“Shife katër veta me një derë o bishe, dy me armë brenda e prap tentosha me ik ça të bosha. Shif ku janë këta me evo këtu edhe ju jeni me fytyrë të gjithë po mos e rruni tr**in”, dëgjohet të thotë Kozak teksa publikon videon e rrëmbimit.

pjimage - 2021-09-30T134941.280

© Panoramaplus.al