Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, ka publikuar ditën e sotme një fotografi mjaft të ëmbël, të familjes së saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një foto ku shfaqet buzë detit së bashku me bashkëshortin, Tolgahan Sayısman, dhe djalin e tyre, Efehan.

Ky i fundit duket që është rritur shumë në krahasim me fotot e para që kemi parë dhe zbukuron akoma më shumë foton me prindërit e tij.

Ndërkohë babi Tolgahan i shton më shumë dashuri portretit familjar kur puth në ballë partneren e tij.
© Panoramaplus.al
