Ka disa ditë që qarkullon lajmi se modelja Oriola Marashi dhe reperi Noizy nuk kanë më marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Ky dyshim erdhi si pasojë se asnjëri prej tyre nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.
Lidhur me këtë nuk reagoi asnjëri prej tyre, por vetëm pak ditë më parë Noizy publikoi në “Instastory” një foto ku tregonte se Oriola e kishte ndjekur sërish.

“Kaq ishte”, shkruante ai në foto teksa e shoqëronte me një emoi që qesh me lot.
Ndërsa së fundmi ka reaguar edhe modelja seksi, duke postuar në “Instastory-n e saj foto ku shfaqet krah Noiz-yt. “Një vit më parë në ditëlindjen e Elvana Gjatës dhe promovimin e albumit EP ‘3!”, shkruan ajo në foto.

Mesa duket dyshja ka bërë paqe, por ende nuk dihet se çfarë ndodhi mes tyre që u prish marrëdhënia e tyre shoqërore.

Njëkohësisht, Oriola publikoi në “Instastory” një poster të Noizy-t, duke promovuar në këtë mënyrë performancën e tij në një nga club-et e Tiranës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
