26 Shkurt, 2022

Sherri me Ilirin për tradhëtinë, Einxhel: I kërkova falje vajzës së tij


Debati mes Ilirit dhe Einxhel është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Dy protagonistët që tashmë ruajnë një raport miqësor, kanë komentuar mbrëmjen e djeshme rreth sherrit në Post Big Brother. Kujtojmë se Einxhel u shpreh se Ilir përdori historinë e tradhëtisë së tij për lojë, çfarë u prit shumë keq nga balerini.

Einxhel: Vetë Iliri kur e kemi diskutuar para disa ditësh ishte të mos e thoshte atë gjë. Kam thënë që ajo që Iliri thotë për kapjen e dorës me Dagzin është për lojë, është si të them unë që historinë e tha për lojë.

Ilir: Gjendja emocionale e 2 javëve të para ishte e rëndë dhe sa e kam ndjerë ato 2 javë mungesën e vajzës dhe Emanuelës… Kur futesh në një tunel bisede dhe gjendje shpirtërore që vetëm me Arjolën i kam ndjerë. Për debatin me Einxhel kemi diskutuar falë gjestit që bëri kur erdhi vajza ime.

Einxhel: I kërkova falje Emilyt.

Ilir: Nuk i kam thënë asgjë dhe kur ka dalë i thashë diçka në vesh

© Panoramaplus.al