Prej ditësh, në rrjet po qarkullojnë lajme se miqësia mes këngëtarit të njohur Butrint Imeri dhe Don Xhonit është krisur. Publiku filloi të aludojë se ata nuk flasim më me njëritjetrin pasi reperi nuk mori pjesë në festën që këngëtari kishte organizuar për ditëlindje, ku të ftuar ishin disa nga personazhet e njohura të “showbizz”-it shqiptar dhe miqtë e tij më të ngushtë.

Mirëpo, rreth këtyre lajmeve ka reaguar vetë Don Xhoni përmes një postimi në “Instagram”. Teksa reperi ka postuar një video duke kënduar në makinë, krahas saj ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.

Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe rreth këtij postimi të reperit ka reaguar edhe vetë Butrinti, ndërsa ka publikuar në “InstaStory” një foto ku i kishte mbyllur sytë me duar teksa shkruan: “Ok, ok”.

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes këngëtarëve, nëse miqësia e tyre është prishur me të vërtetë apo dyshja dua vetëm të tërheqin vëmendjen e publikut për ndonjë projekt të ri muzikor së bashku. Para pak ditësh artisti festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të “showbizz”-it, të cilët janë edhe miqtë e tij. Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte mungesa e atij që Butrinti e konsideron si vëllain e tij prej vitesh, reperin Don Xhon.

Fillimisht u mendua se ky i fundit mund të ketë pasur ndonjë koncert apo angazhim, por dyshimet për një “krisje” i shtoi fakti se nuk e uroi as për ditëlindje në rrjete sociale. Mirëpo, së fundmi duket se dy artistët e kanë provuar se kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo për faktin se nuk janë më miq me njëritjetrin në “Instagram”. Ajo që në fakt na bën përshtypje është se kjo ndodhi vetëm pak para se dyshja të publikonin bashkëpunimin që kishin paralajmëruar.




