Renato Mekolli kërkon perfeksion në kuzhinë e “Hell’s Kitchen” dhe kjo bëhet shpeshherë shkaku i debateve mes tij dhe konkurrentëve.

Por në puntatën e djeshme, situata ka kaluar në konfrontim fizik. Në një moment Renato i bërtiti Erionit pasi mënyra si ai e preu lakrën nuk ishte e duhura.

Në fakt që në javët e para të kësaj gare, është vënë re se marrëdhënia në mes tyre është shpesh e tensionuar. Por në episodin e kësaj të premte situata kaloi deri në konfrontim fizik.

Pasi ai pyeti konkurrentin nëse e bëri këtë veprim duke kërkuar ndihmën e asistentit ose jo, Erioni vendosi të reagonte duke mos i kthyer përgjigje, por duke u përplasur me të fizikisht.
“Jo, jo mua mos ma bëj këtë veprim ti, avash mos ma bëj këtë veprim”, dëgjohet të thotë konkurrenti teksa përplaset fizikisht me Renaton.

