25 Korrik, 2019

Sherr në koncertin e Azet, reperi godet fansin (VIDEO)


Reperi i njohur Azet ka nisur turin e tij muzikor “Super Plus” që po e zhvillon në disa qytete në Ballkan.

Koncerti i radhës ishte në Prizren, ku mesa duket gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë, pasi reperi është përballur me një situatë të pakëndshme.

Në momentin kur Azet ka qenë duke performuar, një fans e ka sulmuar atë dhe reperi ka vendosur që të mos e lërë me aq.

 

View this post on Instagram

 

1 Person ne Prizren e nguc Azetin ! Dhe pastaj shifet ne video se o tu hanger reh.. Tag dike qe duhet me pa!!

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on


Ai  i është kthyer me të njëjtën gjuhë fansit të tij dhe më pas e ka gjuajtur. Në rrjetet sociale po bën xhiro një video, ku shihet se si rojet e sigurimit janë munduar të mbajnë reperin, por duket se ai ka qenë shumë i tensionuar.

Azet është reper i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, pasi karrierën e tij është duke e krijuar kryesisht në Zvicër dhe Gjermani.

© Panoramaplus.al