13 Shtator, 2023

Sherr mes reperes së njohur dhe Justin Timberlake në prapaskenat e MTV? Ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit


Një situatë e papritur ka ndodhur mse Justin Timberlake dhe reperes Megan Thee Stallion në prapaskenat e MTV Video Music Awards 2023.

Teksa ‘përplasja’ mes tyre shkaktoi menjëherë zhurmë në rrjet, kur të dy u shfaqën në një transmetim të drejtpërdrejtë në prapaskenë duke shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin.

Pamjet të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë artisten teksa rregullon flokët e saj para performancës, ndërsa Justin afrohet drejt saj duke i thënë diçka të cilën duket se e ka ‘irrituar’ Megan, duke iu kthyer ashpër teksa i drejtonte gishtin këngëtarit.

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë mes tyre?

Siç raportohet, duket se fansat e kanë keqinterpretuar bisedën mes dy artistëe pasi burimet për ‘Variety’ treguan:

“Ai i tha: ‘Sa mirë që të takova ’dhe ajo tha, ‘Jo, jo kjo nuk vlen, kjo nuk llogaritet. Duhet të takohemi siç duhet’.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Page Six (@pagesix)

© Panoramaplus.al